#oranews #belindkellici #arsimi #kopshte #fëmijët #tirane #zgjedhjetvendore
Belind Këlliçi premton zgjidhjen brenda dy vitesh të problemit të mungesës së çerdheve e kopshteve në Tiranë. Sipas tij për këtë do të shërbejnë hapësira prej 3% që merret nga pallatet e reja. Por për ata që brenda një viti nuk gjejnë hapësirë, kandidati i opozitës thekson se do tu jepet bonus prej 10 mijë lekësh. Zgjidhje ai deklaroi edhe për heqjen e dy turneve nga shkollat.
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi planin për arsimin në Kryeqytet. Në një tryezë me ekspertë të arsimit, mësues, pedagogë, nxënës e studentë, Këlliçi tregoi masat që parashikon të marrë që në nisje të punës si kryebashkiak, për t`i dhënë fund problemit të mungesës së shkollave dhe çerdheve.
Fillimisht, ai tha se sot në Tiranë, ka kopshte dhe çerdhe për vetëm 12 mijë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve të kësaj grupmoshe mbetet e pambuluar me shërbim.
“Sot që ne flasim në kryeqytet kemi vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që mjaftojnë vetëm për akomodimin e 12 mijë fëmijëve të kryeqytetit. Pra 38 mijë fëmijë mbeten të pa adresuar dhe problematika e tyre, duhet të jetë një shqetësim parësor për çdo kryebashkiakë dhe për çdo punonjës të bashkisë Tiranë”-tha Belind Këlliçi.
Kandidati i Opozitës paraqiti edhe zgjidhjen. Zgjidhja e këtij problemi do të vijë nëpërmjet përdorimit të taksës 3% si kontribut social që jep sektori i ndërtimit. Pra, kjo hapësirë do të përdoret për kopshte dhe çerdhe të reja në Tiranë, që sipas Belind Këlliçit, do të ketë menjëherë dyfishim të tyre.
“Angazhimi im i parë dhe i drejtpërdrejtë sot është ky: E gjithë sipërfaqja e ndërtuar që vjen prej taksës 3% si kontribut social i sektorit të ndërtimit, do të shkojë për çerdhe dhe kopshte të reja. Kjo do të thotë se numri i kopshteve dhe çerdhe të reja në Tiranë do të dyfishohet menjëherë. Kjo do të ndodh brenda vitit tim të parë të mandatit të ardhshëm”-u shpreh Belind Këlliçi.
Por, edhe nëse pas kësaj situate do të ketë ende fëmijë që nuk marrin shërbim në kopshtet dhe çerdhet publike për shkak të mungesës së kapaciteteve, bashkia e Tiranës parashikon një paketë financiare që ata të akomodohen në struktura private.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!