[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Dita e parë e mësimit për vitin 2017 i ka gjetur shumë shkolla në rrethe me orë të reduktuara për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes në klasa. Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra” dhe “Naim Frashëri” ne Korçe thonë se duhet te rrinë ne banka veshur me kapuç e doreza. Temperaturat shënojnë minus 7 gradë e per pasoje ora është bere 35 minuta. Drejtori i shkollës “Naim Frashëri’, thotë se problem është bërë çarja e tubave të kaldajës. Ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte ne Shkodër, ku takoi arsimtaret e qarkut. Ndërkohë nuk i është përgjigjur pyetjes se çfarë do behet me ngrohjen e klasave. Por zonja Nikolla tha se procesi arsimor ne zonat malore do te zhvillohet normalisht fale punës se stafit te mësuesve. Nga i ftohti orët jane shkurtuar edhe ne qytete te tjera te veriut, verilindjes si dhe ne fshatrat malore.
Ещё видео!