#rtvora #rtvoranews
Janë paralajmëruar për t’u shembur deri më tani 17 shtëpi në lagjen “1 Maji” në kuadër të një projekti për lidhjen e rrugës transballkanike me Portin e Vlorës dhe rikualifikimin urban.
Një pjesë thonë se vetëm pak ditë më parë kanë marrë edhe njoftimin se banesat ishin përjashtuar nga procesi i legalizimit, cka tashmë u heq mundësinë për kompensim.
“Kjo me pretekstin se gjoja ka qenë zonë në studim”, shprehet banorja.
Ndërsa ata që kanë dokumentacion të rregullt, ankohen për vlerën e kompensimit.
“Të vijë ai Dritan Leli, të na sqarojë dhe të na thotë që është kjo, kjo dhe jo të vijë, të bëhet rruga për interesin e këtij që nuk e di çfarë do të bëjë këtu”, shprehet banori.
Bashkinë e Vlorës e akuzojnë se nuk u ka dhënë asnjë informacion, ndërsa ngrenë dyshime se projekti është devijuar për interesa të disa personave.
“Kur kanë marrë votën na ka ardhur derë më derë dhe kanë trokitur për votën, kurse tani që kemi hall, ato na kthejnë kurrizin”, tregon banori.
Banorët thonë se nuk janë kundër investimeve, por ama paralajmërojnë se nuk do të jetojnë zbatimin e projektit pa u dhënë atë që meritojnë.
“Le të prishen, unë dua lekët e mija, djersën time”, shprehet banori.
Banorët e lagjes 1 Maji kërkojnë nga bashkia e Vlorës t’u japë zgjidhje për cështjen e shtëpive ose në rast të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!