Zbardhet vrasja në Shkodër, kur të dielën në mbrëmje mbeti viktimë Prek Tonaj. Për këtë ngjarje është në pranga 30 vjecari Eduart Kësolla. Ngjarja e rëndë për të tretën herë tronditi familjen Tonaj kjo pasi 47 vjecari I cili mbeti viktimë e ekzekutimit, ishte fëmija I tretë i familjes që vritej me armë, për motivin e njëjtë, atë të hakamrrjes. Dy vëllezër të Prekë Tonajt janë vrarë në dy episode të veçanta në fillim të viteve 90, njëri prej tyre u vra në Dukagjin të Shkodrës, ndërsa tjetri disa vite më pas në burg. Në vitet 90 kur u vra njëri nga djemtë e famililjes, për këtë krim akuzuan familjen Kësolla, ku fisi Tonaj u hakmorr ndaj tyre. Në vitin 2011 Prek Tonaj së bashku me babain e tij Nduen dhe me një tjetër person të identifikuar si Ndoc Prela, tentuan të vrasin një person. Shënjestra ishte nga familja Hasanaj, ku plani i tyre dështoi, pasi ranë në prangat e policisë. Asokohe personat e arrestuar dolën para gjykatë, ku dhe morën dënimin. Janë disa ngjarje, konfiktete e të cilave nuk kanë fund deri më sot. Prek Tonaj u ekzekuta me armë zjarri brenda lokalit pranë lagjes së tij në fshatin Grudë. Autori i krimit I dha një mesazh përpara se ti merrte jetën dhe u largua me shpejtësi me një mjet që e priste jashtë. Por nuk zgjati shumë, derisa policia e arrestoi atë. Tanimë pritet vendimi i gjykatës për fatin e 30 vjecarit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ekzekutimi#Shkoder#TopChannel
Ещё видео!