“Ajo nuk ka asnjë dosje të hapur! Nuk ka asnjë çështje me drejtësinë. Kjo e bën edhe më të rrezikshme se Berluskoni”. Kështu shkruhet në një mesazh, që sipas mediave italiane është dërguar përmes postës elektronike nga gjyqtari Marko Patarnelo, anëtar i shoqatës së punonjësve të drejtësisë italiane, “Magjistratura Demokratike”.
Mesazhi, sipas gazetës italiane u është dërguar pasditen e së shtunës anëtarëve të tjerë të shoqatës së magjistratëve me shënimin “Nuk miratohet mbajtja e emigrantëve në Shqipëri”. Në brendi të mesazhit, gjyqtari shkruan se ‘sulmet ndaj sistemit të drejtësisë sot janë edhe më të ashpra se sulmet e Berluksonit”.
“Pa asnjë dyshim, sulmet ndaj drejtësisë nuk kanë qenë kurrë më të forta, madje as në kohët e Berluskonit. Në çdo rast, sulmet sot janë më të rrezikshme për shumë arsye. Mbi të gjitha sepse Meloni nuk është nën heti, nuk ka dosje dhe nuk merr vendime për çështje personale, por për vizione politike. Kjo e bën më të rrezikshme me aksionin e saj për reformën në drejtësi”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Il Tempo.
Duke interpretuar këtë mesazh, media në fjalë shkruan se element të sistemit të drejtësisë në Itali janë shndërruar në krah të armatosur të së majtës dhe flet për koordinim mes vendimeve të gjyqësorit me Partinë Demokratike italiane, e cila në ditën që në Romë urdhërohej rikthimi i emigrantëve të Gjadrit dërgonte në Bruksel kërkesën për nisjen e një hetimi ndaj Italisë për shkelje të të drejtave të njeriut.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SMS#Berlusconi
Ещё видео!