#oranews #rtvora #shkoder
Krimi brenda familjes ka tronditur këtë pasdite Shkodrën, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe më pas edhe veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër.
Shtetasi Fadil Bandulla, 79 vjeç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh por trupat e viktimave janë konstatuar vetëm sot, 18 gusht 2021.
Ora News mëson se çifti ishin prindër të një vajze dhe dy djemve që jetojnë në Amerikë dhe Gjermani.
Mësohet se dy të moshuarit kanë pasur konflikte të vazhdueshme mes tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!