Gjykata e Elbasanit la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për dy ish-zëvendësdrejtorëve e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Këta të fundit të vënë në akuzë për shpërdorim detyre dhe deklarime të rreme lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit të shkuar. Ky është moment ku dy ish-zyrtarët e lartë të policisë lanë gjykatën të pashoqëruar nga avokatë mbrojtës dhe duke shmangur pyetjet e gazetarëve.
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla u vunë në akuzë pasi sipas prokurorisë së Elbasanit, ata kanë dhënë deklarime të rreme sa i takon dinamikës së ngjarjes së rëndë, si dhe nuk kanë ndërmarrë veprime të duhura për parandalimin e konfliktit që prodhoi dhe një viktimë.
Dy ish-zëvendësdrejtorët kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, pas denoncimit të PD se një person i identifikuar si Mehmet Greca po kryente shit-blerje votash në qendër të Elbasanit.
Sipas prokurorisë së këtij qytetit, nëse nga ana e dy ish-zëvendësdrejtorëve do kryhej shoqërimi i Grecës, përpara se në vendngjarje të mbërrinin mbështetës së PS mes të cilëve dhe viktima, Pjerin Xhuvani, gjakderdhja do shmangej. Veç ish-drejtuesve pezullim nga detyra morën dhe 6 efektivë prezentë në vendin ku u krye krimi.
Për ngjarjen e rëndë aktualisht në burg është vetëm, Arbër Paplekaj, i cili sipas organit të akuzës është personi që qëlloi me armë zjarri Xhuvanin. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 vit prokuroria ende nuk ka arritur të gjejë se kush janë dy personat e tjerë që hapën zjarr më 21 prill, pasi në vendngjarje grupi hetimit sekuestroi 3 lloj gëzhojash të kalibrave të ndryshëm.
Tv Klan
#albertnushi #police
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!