Një operacion policor i koduar “Pjesëtari” ccoi në pranga një të dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe autor i disa veprave penale. Pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi, është kapur dhe ndaluar Denis Shahini, pjesëtari i një grupi kriminal.
34 vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
34-vjeçari është banues në fshatin Shahinaj të Durrësit.
Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretisht më 4 prill rë vitit të kaluar, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Shahini.
Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, më datë 01.03.2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprat e mësipërme penale.
Nën drejtimin e prokurorisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, kryesisht të shpërndarjes së drogave të forta, të veprimeve të kryera për llogari të grupit kriminal, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Arrestim#Durrës#TopChannelNews
Ещё видео!