Fokusi i kontrolleve të administratës tatimore do të përqëndrohet te biznesi i madh. Zv/ministri i Financave Elton Haxhi u tha punonjësve të administratës se në bazë të situatës së monitorimit që i është bërë ndërmarrjeve në këtë periudhë, ka rezultuar se sipërmarrësit e mëdhenj janë edhe ata që shmangin më tepër pagesën e taksave.
“Nga rezultatet, apo nga faktet që vijnë nga terreni, rezulton se gjithë shkeljet më të mëdha janë kryer nga bizneset të mëdha, më shumë sesa ato të vogla”.
Por kjo nuk do të thotë se bizneset e vogla do të jenë jashtë fokusit të Hetimit Tatimor.
“Natyrshëm që me daljen në terren të Hetimit Tatimor, do të ketë një kontroll rutinë edhe tek bizneset e vogla për përmbushje të disa komponentëve thelbësorë të legjislacionit tatimor, siç është lëshimi i kuponit, apo edhe regjistrimi në organet tatimore, por fokusi është biznesi i madh”.
Debati se kush është hallka e parë e zinxhirit që shkakton evazion fiskal, biznesi i madh apo ai i vogël, ka kohë që zhvillohet mes këtyre dy grupeve. Nga njëra anë janë të vegjlit që thonë se detyrohen të blejnë mallra pa faturë dhe nga ana tjetër është biznesi i madh që thotë se ndihet nën presion sepse i kërkohet mall pa faturë. Një vit më parë qeveria shtriu përfshirjen në skemën e TVSH-së edhe bizneset e vegjël me xhiro mbi 2 milionë Lekë në vit.
Tv Klan
Ещё видео!