28 vjet pas protestës studentore që rrezoi regjimin komunist, krerët e Partisë Demokratike thonë se ka ardhur koha që ajo të përsëritet.
Kur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 5 përpara Ministrisë se Arsimit për ish Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha shihet si shpresa për të risjellë ndryshimin që mori rrugë 8 Dhjetorin e ‘90.
Lulzim Basha: Sot le të frymëzohemi nga 8 Dhjetori 1990 e t’i drejtojmë një apel prindërve të studentëve dhjetorit të 2018-ës, vëllezërve dhe motrave të tyre: Mos heshtni! Mos kini frikë! Mos i lini vetëm bijtë dhe bijat tuaja! Ngrihuni dhe bashkohuni me ta kundër padrejtësie, kundër të keqes! Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumin politik si testament të Azem Hajdarit dhe të studentëve të Dhjetorit 1990, si dëshirë dhe aspiratë të çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike. Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi e t’i kthehet qytetarëve, ose do të rrëzohet!Do të rrëzohet! Do të rrëzohet!
Sali Berisha: Sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë si asnjëherë tjetër universitetet e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi që quhet kakistokraci- nga greqishtja e lartë, më i keqi i të këqijve. Edhe ky regjim është regjimi i Edi Ramës. Studentët në lëvizjen e tyre po ngjallin shpresat shqiptarëve. Dhe unë do u shpreh atyre mbështetjen më të fuqishme duke iu bërë thirrje shqiptarëve t’i mbështesin më të gjithë mundësitë e tyre".
Në aktivitetin për Ditën e Rinisë, Rudina Hajdari i bën një premtim të guximshëm të atit, Azem Hajdarit studentit që drejtoi protestën antikomuniste.
“Të premtoj se jam gati të le mandatin për t’ju bashkuar studenteve...”
Studentë të 90-ës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike bënë homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit.
Tv Klan
Ещё видео!