Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Leyen premton se shumë shpejt do të ketë gati planin për reduktimin e çmimit të energjisë elektrike.
“Në dy javët e ardhshme do të dalim me propozime për të ulur çmimet e energjisë përfshirë atë elektrike. Synojmë uljen e çmimit në një nivel të caktuar pa rrezikuar sigurinë e furnizimit”.
Duke folur në samitin dixhital të Talinit, kryekomisionerja e BE-së argumentoi se mënyra më e mirë për të ulur këto çmime është vendosja e një kufiri tavan për blerjen e gazit nga Rusia, një propozim i hershëm i saj por që nuk ka gjetur dakordësinë e të gjitha vendeve anëtare përfshirë Gjermaninë e Hungarinë që kanë varësinë më të madhe nga gazi rus.
Për këtë çështje, krerët e qeverive të dy vendeve u takuan këtë të hënë në Berlin. Ndërsa qeveria gjermane miratoi planin prej 96 miliardë Eurosh, që u jep u jep familjeve dhe bizneseve të vogla dhe të mesme një ndihmë financiare që mbulon një pjesë të faturës mujore të energjisë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!