#oranews #ilirmeta #spak #hetime #pl #partielirise
Ish-presidenti Ilir Meta u mor sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm të SPAK në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.
"Ora News" ka siguruar pamjet e momenteve kur ish-Presidenti largohet me furgonin e burgjeve nga ambientet e SPAK-ut pas më shumë se dy orësh dëshmi.
Ndërkaq, avokati i Metës Genc Gjokutaj zbuloi se Meta është pyetur vetëm për çështjen e lobimit, ndërsa tha se seanca kishte nisur me një kërkesë të kreut të Partisë së Lirisë.
“Sot në orën 10:30 ishte planifikuar që Ilir Meta të pyetej nga prokurori Sotir Kllapi dhe oficeri. Në fakt, pyetja filloi me një kërkesë të Metës, i cili donte të dinte se çfarë bëhej me kallëzimin që ne kemi depozituar në lidhje me rrëmbimin që i është bërë në ekzekutimin e masës së sigurisë arrest me burg në 21 tetor, por prokurorët thanë se kjo çështje nuk i është caktuar atyre. Sot, Meta është pyetur vetëm sa i përket lobimit në Amerikë.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!