Një shqiptar është dënuar me 9 vite burg, pasi ka masakruar me shufër hekuri duke rrezikuar jetën e një oficeri policie. Ngjarja ka ndodhur gushtin e vitit të kaluar. Siç raportojnë mediat greke, oficeri i policisë ka qenë në plazhin e Paxos së bashku me dy police, jashtë shërbimit të punës. Në atë moment, shqiptari 50 vjeçar, i cili punonte si fermer në Paxos, ka rrëmbyer një shufër hekuri dhe është nisur drejt punonjësve të policisë.
Pak sekonda më vonë, shqiptari ka goditur me hekur në kokë oficerin e policisë me qëllim vrasjen apo plagosjen e rëndë të tij. I gjendur në befasi, oficeri nuk ka mundur të vetëmbrohet e për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë, pasojat e të cilave vijon t’i vuajë edhe pse ka kaluar afërsisht një viti nga ngjarja.
Përballë efektivëve të policisë, fermeri shqiptar ka dhënë dëshminë se ofiiceri e kishte arrestuar pa të drejtë si dhe kishte kryer vepra të cilat e shtynë 50 vjeçarin të kryente sulmin masakrues.
Gjykata Greke ka dhënë dënimin me 9 vite burgim për fermerin shqiptar, teksa avokati i oficerit Andreas Tagarakis, ka deklaruar për mediat greke se oficeri me grada tashmë është i paaftë për punë si pasojë e dëmtimeve të mëdha që ka marrë në sistemin nervor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Fermeri#TopChannel
Ещё видео!