Seanca gjyqësore për dosjen “Babale” në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji u shty sërish. Shkak u bën dy avokatët e rinj të Salianjit. Deputeti demokrat vendosi të përfaqsohet nga Redi Ramaj dhe Marash Logu dhe jo nga Ledio Braho që e kishte ndjekur këtë rast. Salinaji nuk ishte në seancë, ndërsa dy avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me rastin. Ndërkohë pala tjetër e quajti kërkesën një përpjekje për të zvarritur akoma më shumë gjyqin. Gjyqi radhës u vnedos të zhvilohet më datë 25 korrik në orën 10:00. Ervin Salianji kundërshton dënimin me një vit burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e tiranës në vitin 2019 ku u hspall fajtor për akuzën e kallëzimit të remë. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dosja#Babale
Ещё видео!