Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t'i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE.
Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz bëri thirrje edhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
SCHOLZ: “Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë. Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më së shumti përparim në negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur vitin e kaluar këto negociata. Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e kaluar. Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar qysh në vitin 2003, kur përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, të mbledhur në një samit në Selanik të Greqisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për këtë qëllim.
SCHOLZ : “Ne duhet të jemi edhe më të hapur ndaj tjerëve. Na duhet një BE e zgjeruar dhe e reformuar, një BE gjeostrategjike. Rrallëherë kemi qenë më të bashkuar sesa tani në përballje me agresionin e Rusisë në Ukrainë”
Duke folur në Ditën e Evropës, që shënohet më 9 maj, Scholz tha se “sa më e bashkuar që është Evropa, aq më lehtë do të përballet me sfida”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gjermania#Ballkani
Ещё видео!