Prokuroria speciale rihapi hetimet për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, përsa i përket përfshirjes së tij në tragjedinë e Gërdecit. Lidhur me këtë çështje, Mediu ka reaguar për herë të parë në emisionin “Breaking” në Top Neës.
Fatmir Mediu, e cilësoi rihapjen e dosjes së Gërdecit si një akt tërësisht politik si dhe theksoi se sjellja e SPAK ngre shumë pikëpyetje.
Në këtë vend nuk ka institucione dhe as shtet. Çdo gjë drejtohet nga një njeri. Është gjithçka politike. Kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Jam njohur për vendimin e SPAK nga mediat
Në zgjedhjet e 25 Prillit, Fatmir Mediu ishte në listat e Partisë Demokratike, i renditur i shtati në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës. Nuk dihet ende nëse ngjarja e Gërdecit do të rrezikojë mandatin e fituar nga Mediu.
Iu kushtëzon kjo mandatin?
Nuk besoj se ka të bëjë me mandatin tim, ma kanë dhënë qytetarët. Politika shqiptarë ka arritur tek ai lloj bataku ku nuk ka më as institucione, as kushtetutë, as pushtet të pavarur
Ndërkohë që dosja është marrë në shqyrtim nga SPAK, Fatmir Mediu ka paralajmëruar në “Breaking” se nuk do rrijë të shohë se çfarë bën SPAK, por do të ndërmarrë hapa.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FatmirMediu#SPAK#TopChannel
Ещё видео!