Në natën përkujtimore dedikuar jetës dhe veprës së Arbën Xhaferit, mendimtarit dhe politikanit të spikatur shqiptar, kryeministri Edi Rama pati një mesazh për të gjithë kastën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut për çështjen e gjuhës shqipe. Ai theksoi se kjo temë nuk është një çështje e gjykatës kushtetuese por një e drejtë mes dy popujve shtet fomrues të Maqedonisë së Veriut.
Unë nuk them që udhëheqësit që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë herë janë në anën tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë, herë s’kanë asgjë në dorë por gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë por edhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut,
Rama theksoi se Arbën Xhaferi vendosi një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ky gur nuk duhet të preket.
në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit, në këtë rast dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut në sistemin e vlerave perëndimore, politike, etike dhe kulturore dhe kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthet juridike të cilat tanimë i përkasin të kaluarës
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#RMV#ArbënXhaferi
Ещё видео!