#oranews #elbasan
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan vetëm katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021 u ka kushtuar lirinë dy ish-zëvendësdrejtorëve të policisë së Beratit dhe Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.
Të dy akuzohen për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore".
Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për ta.
Sipas pamjeve filmike të sekuestruara, Nushi dhe Niko Palla kanë qenë në vendngjarje dhe janë fshehur së bashku dyerve të makinës "Range Rover", duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e vrasjes.
Krismat e armëve të Arbër Paplekajt kanë sjellë një çoroditje të punonjsve të policisë, ku disa largohen me vrap dhe disa të tjerë fshihen pas dyerve të makinës së zëvendësdrejtorëve.
Ndërkohë që nuk bëjnë asgjë për të parandaluar ngjarjen, por edhe për të arrestuar personat e përfshirë në krim.
Punonjësit e policisë, përfshirë dhe dy zëvendësdrejtorët ditën e ngjarjes kanë dhënë dëshmi kontradiktore, të paktën në raport me atë që kanë filmuar kamerat e sigurisë, ndaj dhe prokuroria e ka parë të arsyeshme të kërkojë masën e sigurisë arrest në shtëpi për dy zv/drejtorat dhe pezullimin e 6 punonjësve të policisë përfshirë dhe Denion Durrakun që ishte përgjegjës i grupit.
Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për 6 oficerë të tjerë të policisë së forcës së posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan me të njëjtat akuza.
"Nga hetimi i deritashnishëm rezulton se në ngarkim të shtetasve Albert Nushi,Nikollaq Palla, Dedjon Duraku,Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Besmir Kadiu, Donald Dedja, Erjon Mecja, ka dyshime te arsyeshme se jane konsumuar element të verpave penale të detyrës dhe deklarimit te rremë para oficerit te policise gjyesore vepra penale kekto te parashikuara nga nenet 248 dhe 305/b te K.Penal. Për sa më sipër çmojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale që ndaj personave nën hetim Albert Nushi dhe Nikollaq Palla të caktohet një masë arrest në shtëpi" thuhet në njoftimin Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!