[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ashtu siç pritej, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian rezufoi ta ndante Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, duke i thënë edhe njëherë “jo” hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit. Pas një debati maratonë në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, shprehën optimizmin se Konferencat e Para Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin do të mbahen gjatë Presidencës sllovene. “Kemi patur një takim të gjatë dhe produktiv, i cili është takimi i fundit nën presidencen portugeze. Ne e nisem diskutimin këtë mëngjes me stabilizimin e rajonit. Ishte nje debat i gjatë, ku kemi mbajtur shënime në lidhje me ato që janë diskutuar. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk ishte e mundur të binim dakord për të vazhduar me reformat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqëveritare me këto dy vende kandidate. Por vumë në dukje se Presidenca e radhës e Sllovenisë do të vijojë me përpjekjet për të arritur në një vendim pozitiv shumë shpejtë”, deklaroi zv.presidentja e BE-së, Ana Paula Zacarias. Sinjale për një vendim negativ u dhanë edhe më herët për shkak të konfliktit ende pa zgjidhje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sofia pretendon se Shkupi zyrtar duhet të pranojë korrigjime historike në mënyrë që të heqë veton e saj për çështjen e integrimit. Diskutimet mes dy vendeve, ende vijojnë dhe pa një kompromis, negociatat mbeten sërish në vendnumëro. Viktimë e kësaj përplasjeje është Shqipëria, e cila sipas zyrtyarëve më të lartë europiane i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe është gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Por, qëndrimet pro dhe kundër ndarjes së dy vendeve nuk e bënë të mundur një vendim pozitiv për vendin tonë. Tashmë pritet që gjatë Presideencës sllovene të ketë një zgjidhje per konfliktin Shkup-Sofia, e më tej edhe një përgjigje perfundimtare pozitive për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!