Lajme Arkiva 2009
Ministria e Mjedisit dhe Policia kanë mbyllur dhe gjobitur 8 lokale nate.
Shkak është bërë ndotja akustike ose muzika e lartë që del prej tyre gjatë fundjavave.
Mesnata mes të shtunës dhe të dielës, prej kohësh kanë rikthyer zhurmat e larta në zonat më të frekuentuara të Tiranës, ish blloku dhe zona përballë parlamentit.
Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit, ka nisur aksionin për mbylljen dhe marrjen e masave drastike për lokalet që shkaktojnë ndotje akustike në zonat e banuara.
Në të gjitha rastet policia është përballur me insistimin e pronarëve që kundërshtojnë mbylljen e aktivitetit pas orës 24 të mbrëmjes.
Së bashku me inspektorët e mjedisit ata kanë hyrë lokal më lokal duke urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tyre.
Në 8 prej tyre u vendosën gjoba që nisën nga 50 mijë lek të reja deri në 100. Ndërsa klientët janë detyruar të largohen nga ambientet e lokaleve.
Vetëm brenda një nate 8 lokale janë detyruar të mbyllin aktivitetin pas orës 24 duke vënë në zbatim një ligj të fundit të dalë nga Ministria e Mjedisit.
Ankesat e qindra banorëve që shqetësoheshin nga zhurmat e muzikës së lartë çuan policinë e shtetit të ndërhyjë edhe me forcë.
Deri në orën 2 të natës policia dhe inspektorë të mjedisit mundën të mbyllin në fundjavë të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre faturën e gjobës.
Inspektorët e agjencisë rajonale të mjedisit të mbështetur dhe nga Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit do të vijojnë këto masa deri në ndryshimin e kësaj situate e cila me të drejtë është një shqetësim për të gjithë qytetarët./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!