Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar mbi 2.5 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij, pasi rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Ndue Gjergji i cili ka humbur jetën në vitin 2020 për shkak të një atentati me armë zjarri rezulton se ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale trafikimit të lëndëve narkotike.
Prokuroria ka provuar gjithashtu se ky person ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali.
Sakaq nga faktet dyshohet se familjarët e viktimës nuk justfikojnë dot 13 pasuritë e paluajtshme mes tyre 6 aparatamente, 6 garazhe dhe një njësi me sipërfaqe 45.21 m2, si dhe i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.
Në vitin 2023 të njëjtit person i cili mbante edhe emrin Paulin Marku, i janë sekuestruar rreth 10 mln euro pasuri me akuzën se këto pasuri janë të përfituara nga trafiku i drogës. Bëhet fjalër për 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 njësi, 1 vilë, licencë për transport udhëtarësh, 3 shoqëri aksionere, 1 kazino dhe 9 automjete.
Paulin Marku alias Ndue Gjergji ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me Bujar Hasanin i cili mbante dhe mbiemrin Lika, të cilët u ekzekutuan me 5 plumba nga katër autorë, të maskuar me veshje policie.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Konfiskimi#NdueGjergji
Ещё видео!