Lajme Arkiva 2002
“Unë premtimet e mia i mbaj”, kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama për të shpërblyer banorët e përmbytur në Selitë nga hapja e digave të liqenit artificial të Tiranës. Rama ka deklaruar se nuk është në dijeni të një vendimi të qeverisë e cila nuk merr përsipër dëmshpërblimin e banorëve që u përmbytën dy muaj më parë.
Edi Rama: Unë nuk jam në dijeni të kësaj. Unë di të them atë që e kam thënë dhe që e kam provuar më shumë se një herë, ashtu sikurse e kanë provuar edhe qytetarët më shumë se një herë se unë atë që them e bëj dhe atë që premtoj e mbaj. Kjo vlen edhe për Selitën.
Nga hapja e digave të liqenit artificial u dëmtuan jo vetëm në banesa por edhe në biznes rreth 130 familje për të cilat qeveria ka vendosur me firmë të kryeministrit Fatos Nano të mos i dëmshpërblejë.
Sipas këtij vendimi banorët duhet ta zgjidhin çështjen në rrugë ligjore.
Një grup përfaqësuesish nga bashkia dhe prefektura e Tiranës, kanë arritur të vlerësojnë dëmin që shkojnë në qindra milion Lekë por deri më tani askush nga banorët nuk është dëmshpërblyer./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!