#reportTV #lajmeshqip #lajme Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave zv.ministri gjerman i Transportit Oliver Luksic tha se ky është një hap tjetër i Shqipërisë drejt BE.
“Është kënaqësi të jem këtu për të nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme. Që prej dy vitesh kemi iniciuar këtë proces. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm në afrimin e vendeve tonë, është edhe një sinjal i rëndësishëm i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani. Kjo është një marrëveshje që ka të bëjë me një raport “win-win”. Do të përmirësojë edhe problemet dhe të emigracionit. Është një sinjal i përafrimit edhe me BE për Shqipërinë. Është një hap i vogël në drejtim të BE. Një pjesë e politikën evropiane e Gjermanisë përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Faleminderit që kjo marrëveshje është bërë në një kohë të shkurtër, kjo do të hapë edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit.”, tha ai.
Ещё видео!