Heqja e masave për ngrirjen e çmimit të ushqimeve të shportës në Maqedoninë e Veriut, ka bërë që ato të rriten ndjeshëm në treg, deri në masën 30 apo 40 % dhe në këto kushte, qeveria ka paralajmëruar rikthimin e tyre sërish.
Kështu autoritetet bëjnë me dije se çmimi I bukës ka shkuar nga 0.5 euro, në 0.7 euro, ndërsa perimet janë rritur me rreth 21.5% dhe mishi me rreth 18%, krahasuar me çmimet e ngrira që aplikoheshin nga qeveria, e cila ulte edhe marzhin e Tatimit të Vlerës së Shtuar.
Lidhja e Sindikatave në Maqedoninë e Veriut ndërkohë raporton se sipas përllogaritjeve, shporta e një familjeje me katër anëtarë, ka prekur vlerën e 800 eurove, duke vënë shumë në ëvshtirësi familjet në vend.
E si të mos mjaftojë kjo rritje, prodhuesit kanë paralajmëruar çmime edhe më të shtrenjta, duke nisur nga muaji shtator, çka ka vënë në alarm autoritetet shtetërore, që po binden gjithnjë e më shumë të rikthejnë ngrirjen e çmimeve të shportës.
Gjithashtu, qeveria në Maqedoninë e Veriut do të shpërndajë edhe 5 milionë euro shpërblim për kultivuesit e grurit, teksa do të mbështesë edhe kultivues të prodhimeve të tjera.
Përfaqësuesja e shoqatës së fermerëve deklaroi për Radion Evropa e Lirë se çmimet nuk po rriten nga bujqit, por nga tregtarët e shumicës, që blejnë lirë dhe më pas shesin disa herë më shtrenjtë, duke abuzuar jo pak.
Njohësit e çështjeve të ekonomisë thonë se bizneset, por edhe prodhuesit në Maqedoninë e Veriut, po manipulojmë me çmimet duke i rritur në kohën kur çmimet e ushqimeve në tregjet botërore janë në rënie e sipër.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#MaqedoniaVeriut#Cmimet
Ещё видео!