Kryeministri Edi Rama ka vendosur që t’u kthejë përgjigje akuzave të shumta nga ana e opozitës për çështjen e kufirit detar me Greqinë, por edhe reagimit nga një pjesë e njerëzve të thjeshtë, pas vendimit të kryeministrit të shtetit fqinj për shpalljen e zgjerimit të ujrave territorial nga 6 në 12 milje. Nëpëmjet një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Rama arsyeton se ky vendim I Greqisë nuk do të thotë se shteti fqinj do të aneksojë ujrat terriotriale shqiptare, por thjesht po ushtron të drejtën e vet që që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982.
“Sa për dijeni të njëjtin zgjerim, në ushtrim të së njëjtës të drejtë, Shqipëria e ka bërë dhe e ka depozituar në mars të vitit 1990 në Kombet e Bashkuara, çka nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë. Kjo e drejtë e jona, nuk është çështje negociate dhe negociatat për delimitimin e hapësirave detare nuk e cënojnë dot assesi të drejtën në fjalë. As për Shqipërinë, as për Greqinë”, thekson kreu I qeverisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greece#EdiRama#TopChannel
Ещё видео!