Pavarësisht se Presidenti ka zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit, në Shqipëri kanë mbërritur 3 606 815 fletë votimi. Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milionë lekë.
Ato janë transportuar me kamionë dhe kanë kaluar doganën e Shkodrës gjatë mesnatës. Në masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit janë vendosur herët në mëngjes në ambientet e KQZ, në Lundër.
Ndërkohë që disa KZAZ-ve në qytete të Shqipërisë janë sulmuar, situata në KZAZ-të e Tiranës është e qetë.
Por çfarë ka brenda qendrave të KZAZ-së, disa ditë para 30 qershorit?
Në çdo KZAZ ka nga tre anëtarë dhe një sekretar, të cilët qëndrojnë brenda ambienteve nga ora 08:00-13:00 dhe 16:00-20:00. Puna vazhdon normalisht dhe është marrë baza materiale për mirëfunksionimin e procesit, ku përfshihen lista zgjedhore, libri me vendimet e KQZ, e libri I protokolleve.
Po ashtu ne disa prej KZAZ-ve kanë mbërritur kutitë e fshehta të votimit. Po ashtu kanë mbërritur dhe tavolinat e numërimit të pajisura me kamer.
Në çdo KZAZ ka efektivë policie të cilët janë të stacionuar për sigurinë.
Tashmë pritet shpërndarja e fletëve të votimit nëpër qëndrat e votimit. Paralelisht, mazhoranca vazhdon procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit pas zhdekretimit të 30 qershorit
Ещё видео!