Ndërtimi i pallatit 17-katësh tek diga e Liqenit Artificial ka sjellë në një protestë tjetër, kësaj radhe përpara godinës së Kryeminsitrisë, dhjetra qytetarë të Tiranës. Përfaqësues të Shoqërisë civile i kanë bërë thirrje shefit të qeverisë të ndalojë këtë ndërtim.
Sipas tyre ekzekutivi i ka të gjithë mekanizmat e mundshëm për të ndaluar vijimin e këtij ndërtimi, pasi vijimi i këtij projekti do të çojë në dëme të mëdha deri ne deri në tharjen e Liqenit Artificial.
Ndërsa thirrja shkon edhe për Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit për të ndërhyrë në mënyrë që ky projekt të mos vijojë. E vetmja mushkëri e kryeqytetit nuk mund të dëmtohet përmes vendimeve antiligjore thanë protestuesit të cilët paralajmëruan se do të vijojnë me protestën deri në anullimin e këtij projekti.
Protestuesit sqaruan se ky reagim nuk vjen kundër ndërtuesve pasi ata zbatojnë projeket të miratuara nga insistitucionet përgjegjëse por për ti kërkuara autoriteteve të pengojnë vijimin e ndërtimit të pallatit 17-katësh tek diga e liqenit.
Ещё видео!