Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me kërkesën e bërë prej saj dhe 27 deputetëve të tjerë të opozitës, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjes së kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Në një deklaratë nga selia blu, Zhupa kërkon nga Kushtetuesja që të caktojë datën për shqyrtimin e kërkesës së tyre.
Sot po bëhen fiks dy muaj dhe ne presim ende që Gjykata Kushtetuese të na njoftojë sipas rregullave datën e shqyrtimit të çeshtjes në themel, e cila do duhet të zhvillohet në prezencë të palëve dhe parashtrimeve të tyre, natyrshëm përmes zhvillimit të një seance plenare publike. …çdo vonesë apo pengesë në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, nuk është shenjë e mirë e natyrshëm do duket sikur lidhet me parapergatitjet për rikapjen politike dhe antikushtetuese të GJK.
Sipas Zhupës Akademia e Shkencave është duke funksionuar në antikushtetushmeri e paligjshmeri, duke cenuar rëndë integritetin dhe rëndesinë kombëtare që ajo ka per vendin. Demokratët shprehen se Skender Gjinushi po përgatitet në mënyrë extra ligjore që ti japi vetes një mandat të dytë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#InaZhupa#TopChannel
Ещё видео!