Në vitin 2022 nga qindra çështje të shqyrtuara në Gjykatën e Tiranës, 350 janë viktima të dhunës brenda familjes. Ajo që vihet re është se ky fenomen është më shumë i përhapur në qendrat urbane dhe ato ato periferike, por nuk mungojnë edhe rastet në zonat rurale.
Të dhënat zyrtare nga Gjykata e Tiranës tregojnë se 80 % e rasteve janë në qytet dhe 20 % në fshatra.
Gratë e grupmoshës 26-45 vjeç janë ato që rezultojnë më të dhunuarat. Nga të dhënat e Gjykatës së Tiranës bie në sy gjithashtu se gratë me arsim bazë përbëjnë dhe numrin më të madh të viktimave të dhunës në familje.
Më konkretisht gratë me arsim 9-vjeçar përbëjnë 43% të rasteve, ato me arsim të mesëm 24% dhe vetëm 10% e grave të dhunuara janë me arsim të lartë.
Në 50 % të rasteve, është bashkëshorti personi dhunues. Viktimat e dhunës janë të vetëpunësuar në sektorin privat, të papuna, por nuk mungojnë edhe rastet e regjistruara tek pensionistët.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!