#udhetime #shqiptare
Në dy muajt e parë të këtij viti, fluturimet nga Shqipëria kanë pësuar rritje e po ashtu edhe të shtetasve shqiptarë. Sipas Eurostat, Shqipëria ka tejkaluar të dhënat e vitit 2019 për transportin ajror. Referuar edhe të dhënave të INSTAT, në dy muajt e parë të 2022 nga të gjitha pikat kufitare kanë dalë 666 mijë shqiptarë.
Besnik Vathi: Janar dhe Shkurt ishin muajt ku pandemia u lehtësua mjaft me shifra dhe u pa me një dritë jeshile drejt përfundimit të pandemisë dhe në atë presion të madh mbyllje për dy vite natyrshëm do kishte shpërthim, shoqëruar kjo edhe me fluturimet drejt Emirateve dhe vendosja e fluturimeve edhe me low cost, e cila në dy vitet e fundit janë shtuar 40 destinacione më shumë. Një mundësi më e madhe që është shfrytëzuar.
Dubai dhe Stambolli kanë qenë destinacionet më të frekuentuara edhe gjatë kesaj periudhe.
“Destinacionet për këtë peridhë kanë qenë Dubai, Stambolli dhe dy muajt e fundit ka patur zgjerim drejt Europës Perëdimore, duke lehtësuar masat e hapjes kanë filluar lëvizjet turistike në grupe apo individë të mëdha drejt Spanajës, Barcelonës, Parisit, Amsterdamit, Romës, Firencës, Sicilisë.”
Gjithsesi sipas turoperatorëve, për të patur një rigjallërim edhe më të madh të turizmit vendas, duhet të kalohet sa më parë vendi Covid Free si shumica e vendeve të rajonit.
“Ne vazhdojmë të mbajmë në mënyrë absurde disa masa antiCovid, nëse në mes të pandemisë ishim i vetmi vend që nuk kishim, nëse nuk do ishin, do ishte më e lehtë për tursitët e huaj.”
Turoperatorët parashikojnë që këtë vit në Shqipëri të ketë 15 % më shumë turistë nëse lehtësohen sa më parë masat në kufi.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!