[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Titujt më të rinj të botimeve Living gjenden nga kjo e mërkurë në Muzeun Historik Kombëtar, ku edhe nis rrugëtimi i panairit më të ri të librit.
Shtëpia botuese Living vjen si asnjëherë më parë, me katër tituj të rinj.
Në stendën e Living gjen edhe nobelisten Grazia Deleda apo Thorton Wilder.
“Beti” është përmbledhja më e fundit me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro apo Margaret Atwood e njëlloj si Deleda e Thorton, tregimet nën titullin “Beti” synojnë të sjellin në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore.
E ashtu sikurse në çdo manifestim të librit, Living vjen sërish me oferta.
Përtej librave policeskë, aventurë, histori të vërteta njerëzore, në këtë stendë dashamirësit e librit do të mund të gjejnë edhe tituj për lexuesin e vogël dhe revistat Living.
Ещё видео!