Raport që thotë të vërtetën për ecurinë e Reformave në Shqipëri, përtej lupës së qeverisë. Kështu e ka cilësuar progres-Raportin e KE, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në një konferencë për mediet, Cakaj është ndalur të flasë për vendimin pozitiv për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian. Një vlerësim që thotë të vërtetën përtej qeverisë, tha Cakaj, si dhe një përgjigje për opozitën.
Sipas tij, tani është koha që palët politike të lënë mënjanë interesat partiake dhe të dialogojnë për të mirën e vendit. Duke iu përgjigjur akuzave të përfaqësuesve të opozitës, se ky raport nuk ka shumë ndryshim nga ai i vitit të kaluar, Cakaj theksoi rëndësinë e tij, si një dëshmi të progresit që ka bërë Shqipëria në pikat kryesore që kërkon KiE.
Ai ka pasur edhe një përgjigje për kryetarin e Partisë, Demokratike Lulzim Basha, i cili gjatë një takimi në Fier, tha se negociatat nuk do të hapen dhe se "Rama dhe ai e di shumë mirë".
"Për të merituar çeljen pa kushte të negociatave. nuk është thjesht përsëritje të vitit të kaluar. Raporti i ri është dëshmi e sukseseve të reja, dëshmia e përmbushjes së të gjithë rekomandimeve të KE. Në mënyrë kompetente aq sa voluminoze në një vlerësim milimetrit, KE ka vlerësuar evoluimin në kohë të Shqipërisë. Cilësi dhe entuziazëm shtesë të instucioneve në rrugën e BE. Nuk është thjeshtë "po" çështja kryesore, por edhe vetë mënyra se si janë paraqitur argumentet. Unë mund të them diçka që Shqipëria është i vetmi vend në rajon, lojërat e fatit që kanë qenë një instrument i krimit të organizuar. Gjithkush është mirë që të largohet nga përpjekja për të parashikuar fatin. Nuk e parashikoj dot, si kurse bën lideri i opozitës. Unë veproj duke u bazuar tek faktet dhe komunikimet me parterët. Në vend të teorive të konspiracionit duhet t'i kthehemi raportit të KE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, çdokush që ka ndjenjën më të vogël të atdhetarizmit, duhet të bëjë një përpjeke për të mirën e vendit", u shpreh ai.
Ещё видео!