TIRANE-Televizioni Publik Shqiptar është tërhequr nga vendimi skandaloz për dhënien e sinjalit nga Kuvendi me pagesë për televizionet e tjera.
Televizioni Publik Shqiptar bllokoi sinjalin në nisje të seancës për punimet e Kuvendit duke e monopolizuar, por reagimi i të gjitha televizioneve dhe opozitës bëri që TVSH të tërhiqet nga vendimi, që cenon të drejtën e publikut për informim.
PD dhe LSI akuzuan kryeministrin Rama për vendimin e TVSH duke e cilësuar si një atentat, ndërsa deklaruan se qeveria po rikthen vitin 1997.
Më pas fjalën në Kuvend e mori kryeministri Rama duke deklaruar se ligji e detyron TVSH që të japë sinjal falas për mediat e tjera.
Rama: Ligji e imponon, TVSH ta japë falas sinjalin
Kryeministri Edi Rama u shpreh se TVSH nuk mund të imponojë logon për TV e tjera, pasi nuk ka ekskuluzivitet për transmetimin e seancës, prandaj duhet ta japë falas.
“TVSH nuk ka ekskuzlivitet mbi hapësirën e jetës parlamente. Kuvendi duhet të ketë TV e vetë, shërbimin e vet.
Për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në cdo vend normal dhe shtet demokratik, që ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit është koha që të bëhet edhe në Shqipëri.
Si në cdo vend nuk është nevoja për gjithë këto kamera në Kuvend, këtu mjafton një regji TV e Kuvendit dhe kjo regji u jep akses të gjithë atyre që kanë dëshirë ta transmetojë të plotë të pjesshëm cdo veprimtari të Kuvendi.
Ещё видео!