Kryetari i autorizuar I PArtisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e fajëson Lulzim Bashën për mospastrimin e PD-së, nga figurat që sipas tij shkaktuan humbjen e kësaj force politike në 2013. Teksa BErishën e kosnideron sit ë keqen e PD, Alibeaj amniston Bashën për dështimet politike të tij.
Po, ne nuk arritëm dot nga 2013 të ishim vertetë PD që dikur mendohej, partia e shpresës, partia e lirisë, partia e njerëzve intelektual, partia e biznesit, e rinisë që do të sillte atë që do të ishte shpresa, kthimi i syve nga perëndimi. Dikur 33 vite më parë kështu ka qenë parë Partia Demokratike, por sot jo. Të paktën deri 2 vite me parë. Sepse nuk arritëm dot të benim pikërisht atë, spastrimin tonë. Në 2013 ramë nga qeverisja për shkak të korrupsionit të PD ... Edhe pse bëmë disa gabime, edhe pse morëm ndoshta rezultatin më të mirë, por të pamjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Një reflektim për veten tonë duhet ta bëjmë ne.
Alibeaj shkon edhe më tej, teksa krahas akuzave për Berishën se po tenton ta shndërrojë PD-në në një bunker për vete kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thekson se Rama, BErisha e Meta I frikësohen SPAK.
Tre palët e tjera, po t’I vini re problemin e madh që kanë është kur I thërret SPAK-u. Kur thërret SPAK-u pjesën e Ramës, kur thërret SPAK-u pjesën e Berishës, kur thërret SPAK-u pjesën e Metës. Ky është halli I tyre, hall I madh është. Ne nuk e kemi këtë hall. Këtu jemi të qetë ne. Ndaj, besojmë ne që jemi partner të politikave të perëndimit dhe së dyti të shqiptarëve të ndershëm, ata të cilët nuk votojnë as njërin as tjetrin.
Për këtë, Alibeaj kërkon që qytetarët të besojnë kandidatët e tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Alibeaj#Basha
Ещё видео!