#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV babai i djalit 2 vjeç që humbi jetën në çerdhen shtetërore nr 2 në Burrel dy ditë më parë mohon që fëmija të ketë lindur me probleme në zemër, siç është raportuar në informacionet paraprake. Për gazetaren Odeta Dume, Renato Hoti, tregon se në një bisedë në telefon me edukatoren para se ta dërgonin djalin me urgjencë në spital, ajo e ka njoftuar se i biri është zgjuar nga gjumi me të vjella.
Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë."
I prekur, babai rrëfen se kur ka shkuar në spital e ka gjetur pa shenja jete të birin, për të cilin thotë se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. "Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë".
2 vjeçari ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka ia ka dalë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
‘Pa Gjurme’ solli gjithashtu zërin e një gruaje të dhunuar për shumë vite nga bashkëshorti i saj.
40-vjecarja pranoi të flasë, ku mes lotëve dhe dhimbjes rrefeu jetën e vështirë që bënte në kryeqytet me tre fëmijët e vegjel si dhe tregoi se ishte në proce divorci prej tij.
Vera nga një fshat i Beratit, përpos dhunës dhe braktisjes nga babai i fëmijeve, sot përballet me skamjen duke lënë në mëshirë të fatit djalin me crregullim të spektrit të autizmit
Dhuna në familjen e tyre ka ekzistuar që në krijimin e saj, jo vetem tek nena por dhe tek fëmijët. Babai sa here kthehej nga emigrimi, jo vetëm që nuk kontribonte në rritjen dhe kujdesjen e femijeve, por i ofendonte duke mos i dhuarar ngrohtësinë dhe dashurinë e një prindi.
Prej dy vitesh nëna me dy vajzat dhe djalin, ku ky i fundit ka nevojë për përkujdesje të vecantë, jetojnë në Tiranë në një shtëpi me qira, pa asnjë mbështetje financiare. Asaj i duhet të punoj nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar qiranë dhe ushqimin, ndaj apelon për ndihmë duke iu drejtuar institucioneve.
Ещё видео!