Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe partia e tij të mërkurën, kanë korrur një ndër fitoret më të mëdha, në përgjithësi në të gjitha ciklet zgjedhore, nga viti 2002 e këtej. Kjo për shkak se si kurrë ndonjëherë më parë, gjatë muajve të fundit, ai dhe BDI ishin në epiqendër të kritikave, e Besa edhe të akuzave si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga pozitë-opozita maqedonase.
Oponentët e tij politik shqiptarë, kur është fjala për arritjet e tre viteve të shkuara, thanë e po thonë se merita u përket atyre, partnerët maqedonas në ekzekutiv, rrahin gjoks se janë ata të cilët u dhanë udhë problemeve, ndërsa për dështimet, edhe të parët, edhe të dytët, por edhe opozita maqedonase, nuk kanë hezituar të drejtojnë gishtin pikërisht nga zoti Ahmeti.
Këtë e pranoi edhe vetë i pari i integristëve, mesnatën e së mërkurës, në studion e Televizionit Klan.
“Po, të gjithë kanë qenë kundër, por nuk ishin kundër shqiptarët”, tha Ahmeti pa fshehur kënaqësinë që opozita, as në këto zgjedhje, nuk ia doli që ta spostojë nga froni i liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
BDI me 15 deputetë e vetë është bërë faktori përcaktues për krijimin e mazhorancës së legjislaturës së re, pra edhe për krijimin e qeverisë që do të duhet t’i prijë vendit në një periudhë aspak të lehtë të përballjes me pandeminë e koronavirusit, të çuarjes përpara të procesit të integrimit në familjen evropiane, por edhe të vendosjes së shtetit të së drejtës dhe përfundimisht kur njerëzit e zakonshëm presin përmirësimin e cilësisë së jetesës.
Mirëpo, në këtë rrafsh, objektivi i zotit Ahmeti për një Kryeministër shqiptar, duket se ka për të qenë një kafshatë goxha e madhe dhe pse jo, edhe vështirë e kapërdishme për palën maqedonase. Përkundër kësaj, ai përmend ato që i quan ‘vija të kuqe’ për bashkëpunimin eventual.
“Sigurisht, unë po i riafirmoj vijat e kuqe, nuk ka kthim pas. Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fiqnjësi të Mirë me Bullgarinë, Vettingu, dhe Kryeministri shqiptar”, tha për Klan Macedonia kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, duke siguruar se nuk do të hiqet dorë nga kjo ofertë e fundit që nëse nuk pranohet mund ta çojë këtë forcë politike në opozitë.
“Kujt ia merr mendja dhe është i përgatitur që të bëjë procese në këtë vend pa BDI-në, më duket se ga guxim të tepruar! Të gjitha palët duhet t’i ulin tensionet, t’i lënë prapa emocionet dhe folklorizmat dhe të gjithë të mendojmë bashkarisht se si t’i çojmë proceset përpara”, thotë Ahmeti.
Ndërkaq, i pyetur se a mund të ketë kompromis lidhur me këtë, ai përgjigjet po me pyetje: “Po a vetëm unë duhet të bëj kompromise? Nuk ka kompromis të njëanshëm. Të dyja palët duhet të bëjnë kompromise”, ka thënë Ali Ahmeti për Klan Macedonia.
Klan Macedonia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!