Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë në qytetin e Tiranës, është ndalur dhe në njësinë 11.
Gjatë ecjes me qytetarët dhe simpatizantët e shumtë, ai është ndalur nga një i ri i cili edhe pse ka studiuar jashtë, kthimi në Shqipëri e ka zhgënjyer për shkak të papunësisë dhe humbjes së shpresës për të ardhmen.
Mariglen: Kam studiuar në Holland dhe jam kthyer në Shqipëri. Doja më shumë të ngrija një shqetësim të vogël qëlloj shumë mirë që u rastisëm. doja të pyesja. Në momentin që vendosa të kthehesha prapë mbrapsht gati të gjithë shokët e mi më thoshin po t’i çne?
Lulzim Basha: Që i kishe këtu apo ata atje.
Mariglen: Dhe këta këtu dhe ata atje më thoni a je mirë nga trutë e kokës që do të kthehesh.
Lulzim Basha: Si e ke emrin?
Mariglen: Mariglen. E kam shqetësim dhe shqetësim shumë të madh sepse dua ta eleminojë këtë dhe doja të bëja një pyetje shumë të thjeshtë. Besoj se është një shqetësim që nuk e kanë ngritur më parë. Për të gjithë këta studentë të huaj që kanë arritur të arsimohen jashtë dhe besoj që sjellin jo vetëm atë anën profesionale më të mirë duke krahasuar dhe shkollat. Universitete që po zhvillohen në Shqipëri le të themi që nuk janë nga më të mirat. Doja të dija plani i Partisë Demokratike pas 25 prillit do bëhet diçka për ta bërë pak më tërheqëse Shqipërinë për ta sepse jo thjeshtë vlerat profesionale që do sjellin po thjeshtë ajo ideja e intelektit të huaj duke parë dhe vendet jashtë?
Basha tha se vota për numrin 9 më 25 prill shkon për taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj dhe kthimin e shpresës tek rinia shqiptare.
Lulzim Basha: E para e punës sot kemi mbi 30 mijë studentë që studiojnë jashtë. Për fat të keq, të dhënat e fundit tregojnë se 96% e tyre nuk duan të kthehen në Shqipëri. Unë i përkas një grupi mund të kemi qenë jo më shumë se 100, në vitin 1993 që jemi larguar për studime jashtë vendit. Dhe gjatë kohës së studimeve por edhe pas studimeve më thonin të njëjtën gjë, madje edhe kur jam kthyer. A je në rregull nga trutë e kokës? Dhe përgjigja ime, ka qenë atëherë, është dhe sot. Jemi më të fortë, më rezistent, vullnet më të fortë dhe padiskutim kemi të paktën të njëjtin intelekt, të mos themi diçka tjetër. Të mos dukemi si racistë dhe paragjykues. Atëherë, e vendosëm që jemi njësoj si ata ose më të mirë se ata? E para kjo. E dyta, ata pse qëndrojnë në vendin e tyre dhe kanë shanset për tu punësuar për një jetë më të mirë? Sepse i jepet mundësia, ndërsa juve nuk ju është dhënë mundësia. Këto 8 vite në veçanti edhe ato pak mundësi që ishin, u shkatërruan. Që të kesh mundësi do të thotë të kesh ekonomi dhe plani, për të ardhur te pyetja jote direkt tani. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të futet në një cikël rritje. Kjo nuk ndodh as me urdhrin e peshkut, as me përralla nga mëngjesi deri në darkë, 8 vite me radhë, kur ndërkohë ka bërë të kundërtën. Kjo ndodh me masa konkrete. Çfarë do ekonomia që të rritet? Do taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj. Sot, ke një ekonomi që funksionon për një grusht njerëzish, që ju i quani oligarkë. Nesër, me 25 prill, vota juaj shkon për këtë plan. Ky plan mundëson që njësoj si në vendet e Bashkimit Europian, ku shkojnë apo ku do që të shkojë rinia, pra, të cilat nuk do të kthehet më. Madje, ta fillojmë hapin e parë si vendet e rajonit, të garantojmë investime, punësim dhe paga dinjitoze për rininë shqiptare. Kjo është esenca e planit tonë, si do të bëhet e mundur. Të jesh i bindur që zotimet tona ne do të bëjmë gjithçka t’i kthejmë në realitet dhe në çdo rast po të jap garanci meqë e njeh kulturën holandeze. Po të jap edhe këtë garanci, unë kam bërë një zotim publik, nëse angazhimet e plani tim, planit tonë, nuk përmbushen brenda katër viteve unë nuk vij përsëri të kërkoj votën kur ti të jesh, sa vjeç do të jetë pas katër vitesh?
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#LulzimBasha#PD#TopChannel
Ещё видео!