Kombet e Bashkuara apeluan për mbledhjen e 1 miliardë dollarëve për të prekurit nga tërmetet e 6 shkurtit që morën mbi 42 mijë jetë njerëzish në Turqi e Siri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres sqaroi se fondet do t`i sigurojnë 5.2 milionë personave ndihmë humanitare për tre muaj.
Këto para do të lejojnë organizatat e ndihmës të shtojnë mbështetjen jetike përfshirë edhe në fusha si siguria ushqimore, mbrojtja, arsimi, uji e strehimi. Nevoja është shumë e madhe, njerëzit po vuajnë dhe nuk ka kohë për të humbur. I kërkoj komunitetit ndërkombëtar të shtojë përpjekjet dhe të financojë plotësisht këtë përpjekje kritike në përgjigje të njerëz prej katastrofave më të mëdha natyrore të kohës sonë.
“Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe ka treguar bujari të madhe me fqinjët e saj sirianë përgjatë viteve”, kujtoi Guterres.“Tani është koha që bota ta mbështesë popullin turk – ashtu siç tregoi ai solidaritet me vendet tjera kur i kërkuan ndihmë”. 11 ditë pas katastrofës, 5 persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat. Dy prej tyre 34 vjecari Mustafa Avcı, dhe Mehmet Ali Şakiroğlu, 26 u gjetën nën rrënojat e një spitali në provincën e Hatay-t; të ishin tejet të dobësuar dhe të plagosur, megjithatëe janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjëja e parë që bëri Avcı në momentin kur u mor me barrel ishte që kërkoi të fliste me të motrën, të cilën e pyeti nëse ishin gjallë të afërmit e tjerë, e më pas i lehtësuar, i puthi dorën punonjësit që e shpëtoi.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OKB#Turkiye#TopChannelNews
Ещё видео!