Një sërë incidentesh të rënda kanë tronditur të martën Veriun e Kosovës, pasi zyrtarët e KQZ vizituan komunat me shumicë serbe në përgatitje të zgjedhjeve të ardshme lokale.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ngriti alamrin se njoftoi se gjatë qendrimit të zyrtarëve të KQZ në komunat e Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut ka patur të shtëna me armë si dhe shpërthime.
Sveçla zbuloi se individë të maskuar kanë sulmuar zyrtarët e me bomba shoku dhe të shtëna në ajër.
“Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet për të identifikuar dhe sjellw para drejtësisë të gjithë kriminelët e përfshirë në sulmet e sotme. Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit”, shkruan Sveçla në një reagim në rrjetet sociale.
Incidentet erdhën pasi disa njësi të forcave të Policisë së Kosovës kanë shoqëruar anëtarët e KQZ në zyrat e votimeve në Veri. Prania e forcave të policisë sipas mediave në Kosovë mund të jetë interpretuar edhe si provokim nga serbët e Veriut të cilët kundërshtojnë ashpër edhe mbajtjen e votimeve lokale.
Mediat në Prishtinë nuk kanë raportuar lëndime nga këto incidente, edhe pse ka patur disa serbë që kanë rrethuar dhe hyrë me forcë në zyrat e komisionit komunal zgjedhor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#TopChannel
Ещё видео!