Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump akuzoi të shtunën Panamanë për tarifa të tepruara për përdorimin e Kanalit të Panamasë dhe tha se nëse Panamaja nuk e menaxhonte kanalin në një mënyrë të pranueshme, ai do të kërkonte që aleati i SHBA-së ta dorëzonte atë. Në një postim në Truth Social, Trump paralajmëroi gjithashtu se nuk do ta linte kanalin të bjerë në "duart e gabuar" duke paralajmëruar në dukje për ndikimin e mundshëm kinez e duke shkruar se kanali nuk duhet të menaxhohet nga Kina. Postimi ishte një shembull jashtëzakonisht i rrallë i një lideri amerikan që thotë se mund të shtyjë një vend sovran të dorëzojë territorin. Ai gjithashtu nënvizon një ndryshim të pritshëm në diplomacinë amerikane nën administratën e tij, duke mos kursyer kërcënimet ndaj aleatëve dhe duke përdorur retorika luftarake. Shtetet e Bashkuara të amerikës ndërtuan kryesisht kanalin dhe administruan territorin përreth tij për dekada. Por qeveria e SHBA-së ia dorëzoi plotësisht kontrollin e kanalit, Panamasë, në 1999 pas një periudhe administrimi të përbashkët. “Tarifat që vendosen nga Panamaja janë qesharake, veçanërisht duke ditur bujarinë e jashtëzakonshme që i është ofruar Panamasë nga SHBA-ja”, shkroi Trump në postimin e tij në “Truth Social”.
“Nëse nuk zbatohen parimet, morale dhe ligjore, të këtij gjesti madhështor të SHBA-së, atëherë do të kërkojmë që Kanali i Panamasë të na kthehet në tërësi dhe pa diskutim.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Trump#Panama
Ещё видео!