#oranews
Gjykatat e Apelit në të gjithë vendin janë drejt kolapsit total për shkak të mungesës së gjyqtarëve.
Dorëheqjet, daljet në pension, dhe shkarkimet nga Vettingu janë arsyet që kanë sjellë një gjendje kaotike në 6 Gjykatat e Apelit në të gjithë Republikën, ku në detyrë duhet të jenë 78 gjykatës, ndërsa aktualisht punojnë vetëm 27 të tillë.
Situata më alarmante paraqitet në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku nga 31 gjyqtarë që duhet të ketë, aktualisht ka vetëm 6 prej tyre, ndërsa numri dosjeve në pritje për shqyrtim ka shkuar gati 20 mijë, dhe paralajmërohet se shumë shpejtë kjo shifër do të shkojë në 20 mijë të tilla.
Edhe në Gjykatën e Apelit në Vlorë situata është e njëjtë. Në organikën e këtij institucioni duhet të jenë 12 gjyqtarë, ndërsa aktualisht në punë janë 5 të tillë.
Në Shkodër kjo Gjykatë e cila shqyrton dosje nga e gjithë zona e veriut, punon vetëm me gjysmën e gjyqtarëve, pasi aktualisht janë në detyrë vetëm 5 gjyqtarë nga 10 që duhet të jenë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë, ku nga 6 gjyqtarë që duhet të jenë në detyrë janë vetëm 3 të tillë që shqyrtojnë dosjet që ankimohen në apel, pas vendimeve nga shkalla e parë.
Një tjetër gjykatë e cila ndodhet në situatë alarmi është Apeli në Durrës, pasi 2/3 e gjyqtarëve mungojnë. Në këtë Gjykatë duhet të jenë 13 gjykatës, ndërsa aktualisht në detyrë janë vetëm 4.
Në jug të vendit, në Gjykata e Apelit në Gjirokastër, ka gjithashtu mungesë gjyqtarësh pasi nga 6 që janë në organikë, në detyrë janë vetë 4 prej tyre.
Ekspertë të drejtësisë kanë ngritur disa herë alarmin në lidhje me mungesën e gjyqtarëve, pasi kjo gjë nga njëra anë shton masivisht numrin e dosjeve dhe nga ana tjetër zgjat kohën e shqyrtimit të tyre
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!