#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Supë pule me brokoli
400 gr mish pule
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1 qepë
1 karrotë
1 lgj miell
Kripë dhe piper i zi
500 gr brokoli
1 gotë qumësht
2 lgj djathë që shkrin
Fillimisht në një tenxhere me 1,5 litër ukë, vendosim copat e pulës që të ziejnë për 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun e pulës dhe e lëmë mënjanë. Copat e mishit i pastrojmë nga lëkura dhe kockat dhe i copëtojmë në copëza të vogla. Ndërkohë në një tigan me gjalpë e vaj kaurdisim qepën e grirë hollë për 3-4 minuta. Shtojmë karrotën e grirë në rende, e trazojmë për 1 minutë. Shtojmë miellin, e kaurdisim pak për 2 minuta më pas shtojmë lëngun e pulës dhe lëmë të ziejnë qepa e karrotat për 10 minuta. Më pas shtojmë copat e pulës dhe brokolin të përzier në copëza të vogla. Shtojme erezat per shije dhe brokolin e leme te zieje jo me shume se 4-5 minuta. Ne fund shtojme 1 gote qumesht dhe 2 luge gjelle djathe te verdhe. Sapo fillon te te zieje, per 1 minute e ziejme dhe me pas e fikim e gjithcka gati per tu sherbyer.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!