Grupi Parlamentar i PD do të vijojë aksionin për të bllokuar seancën parlamentare. Në një kohë që në Parlament protestohet prej më shumë se 4 muaj, deputetët e PD janë mes dilemës nëse duhet ndërprerë aksioni apo të përshkallëzohet.
Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi i mohoi zërat se ka deputetë që kërkojnë ndërprerjen e aksionit, ndërsa bëri thirrje për plotësimin e kërkesave të opozitës.
Bardhi tha se deputetët do të tentojnë të bllokojnë seancën e së enjtes edhe për arsyen se mazhoranca do të shtyjë afatin për ligjin e investimeve strategjike, nëpërmjet të cilit sipas tij, përfitojnë vetëm personat pranë kryeministrit Edi Rama.
Krahas aksionit në parlament, PD po punon paralelisht dhe për riorganizimin e strukturave të partisë, duke filluar me zgjedhjet në 19 degë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!