Kryetari i LZHK për zgjedhjet: Në 6 Mars opozita të garojë me kandidat të përbashkët
Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi deklaron se do të depozitojë në parlament një projekt-ligj për rikthimin e referendumeve në Shqipëri. Teksa shprehet se ka ardhur koha që në Shqipëri të merren vendime nëpërmjet referendumeve, Shehi shpreson se ky projekt-ligj do të bashkojë dhe deputetët e tjerë të opozitës.
“Do shkojmë të propozojmë në parlament një iniciativë ligjore që është projektligji për referendum. Është tentuar 2-3 herë për t’u bërë, nuk ka pasur sukses për të thënë të drejtën, na duhen referendumet në shkallë kombëtare për të përcaktuar disa nga reformat tona kushtetuese, disa nga mënyrat e qeverisjes për të marrë disa vendime që ne i konsiderojmë që nuk mund t’ia delegojmë më sistemit të partive. Them që një projektligj i tillë mund të bashkojë shumicën e deputetëve të opozitës“.
I ndalur te zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit në 6 bashkitë e vendit, Shehi tha se opozita do të jetë edhe më e fortë nëse kampi opozitar garon me kandidat të përbashkët.
“Do ia vlente për opozitën që në vend të shkojë me 3 kandidatë, të shkojë me 1. Ditën që dalim me 3 kandidatë, është e humbur pa filuar loja. Të jemi gati për të vënë një kandidat, për të krijuar një aleancë. U bëmë me një kandidat, na keni të gjithë nga prapa. U bëmë me shumë kandidatë, do iu themi qytetarëve ikni votoni atë që iu duket më i mirë”.
Aleati i PD, thekson se opozita duhet të jetë e bashkuar si në parlament ashtu dhe në terren për zgjedhjet e 6 Marsit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!