Pesë fëmijët e manjatit italian të mediave e biznesit Silvio Berlusconi i dhanë atij një lamtumirë të përlotur në katedralen e Milanos, bashkë me të dashurën e 83-vjeçarit, Marta Fascina, teksa autoritetet kanë shpallur dhe një ditë zie kombëtare për ish-kryeministrin.
56 vjeçarja Marina, 54 vjeçari Pier Silvio, nga martesa e parë e Berlusconi me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio – si dhe Barbara, 38 vjeçe, Eleonora, 37, e Luigi, 34 – nga martesa e dytë e të ndjerit me Veronica Lario – janë tashmë në qendër të vëmendjes prej zhurmave se cili dhe sa, do të përfitojnë nga pasuria e babait që llogaritet në më shumë se 5 miliardë euro.
E dashura e tij 33-vjeçare Marta Fascina ishte ulur në radhën e parë të karrigeve, teksa funerali kishte mbledhur shumë politikanë, liderë biznesi e klubesh sportive, ndërsa tifozë të AC Milan e anëtarë të publikut ishin bashkuar në homazhe jashtë katedrales në sheshin Duomo.
Marina, bija e madhe e Berlusconi drejton aksionet e familjes në grupin gjigant shtetëror industrial italian Finindustria, teksa shihej sot e përlotur në arkivolin mbi altar.
Fascina gjithashtu duket se ka një vend të përcaktuar mirë në familje, teksa megjithëse nuk u martua me Berlusconi-n, kishin shkëmbyer unaza në një cermeoni simbolike dhe ai e quante publikisht “gruaja ime”.
Kritika të shumta janë ngritur në Itali për nderimet shtetërore ndaj ish-kryeministrit të mbushur me skandale financiare, seksuale e tregtare, por që duket se nuk reduktuan numrin e pjesëmarrësve në nderime.
Por megjithë kontestimet autoritetet shpallën sot “ditë zie” për vdekjen e një prej njerëzve të kredituar si me më shumë influencë në dekadat e fundit në Itali, kryesisht me mediat e tij televizive.
Marta Fascina, raportohet se kishte qëndruar pranë tij në orët e fundit teksa vdiste nga një tip i rrallë kanceri në gjak. Shërbesa funebre u drejtua nga kryepeshkopi i Milanos Mario Delpini, i cili nuk u shpreh me shumë shkëlqim mbi trashëgiminë e kontestuar të Berlusconi-t në fjalën e tij të eulogjisë.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berlusconi#TopChannelNews
Ещё видео!