Ish-kryeministri Sali Berisha i beson edhe një referendum, nëse përballë tij në garë për kreun e Partisë Demokratike nuk do të ketë rivalë. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se ndonëse nuk është në dëshirën e tij një zgjedhje referendare, sërish ai nuk shpik rivalë teksa hodhi akuza për financimin e miliona eurove kundër kandidimit të tij.
Duke u ndalur tek vonesat me reformën zgjedhore dhe rikthimin e Rudina Hajdarit, Jozefina Topallit e Myslim Murrizit, ish-kryeministri Berisha fajësoi Lulzim Bashën.
SINK “Reformën zgjedhore në kaos absolutisht e futi Lulzim Basha. Ju mund t’ju duket çudi. në mënyrë të përsëritur ju kam deklaruar se ky njeri humbi çdo marrëveshje me Edi Ramën. më thuaj një marrëveshje me Edi Ramën që fitoi. nëse je i tillë pse vazhdon me marrëveshje. Unë nuk fajësoj fare Rudinën, por fajësoj Bashën sepse çdo marrëveshje…Rudina ishte një deputete. PD ishte një forcë politike dhe PD kishte muskuj. A i tregoi gjë muskujt PD-ja Edi Ramës, asnjë”.
Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi për rastin e vdekjes së të riut në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta, teksa paralajmëroi protestë para të gjitha komisariateve.
Berisha nga ana tjetër tha se ndonëse Alibeaj është shkarkuar nga Kuvendi i 30 Prillit, njeh kryesinë e grupit, e cila mund të marrë vendime.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#PD#TopChannel
Ещё видео!