Shpjegimi i Flamurit Dardan
Flamuri i Dardanisë është dizajnuar sipas idesë së Presidentit Rugova.
Flamuri i Kosovës, përshkrimi, historia dhe simbolika.
Dimensionet 1x1,5 m
Sfondi: i kaltër i thellë që simbolozon Paqen. Në sfondin e kaltër në mes është Vula e Kosovës.
Përmbajtja e Vulës:
1. Shqiponja e zezë dykrenare, simbol kombëtar i Kosovës dhe Shqiptarëve, e përdorur në Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ( 1405 - 1468), pastaj në luftërat e Kosovës kundër otomanëve (1878,1910,1912), orogjinën e ka nga Leka i madh (Aleksandri i madh) që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij;
2. Sfondi i kuq simbolizon fuqinë;
3. Mburoja simbolizon karakterin mbretëror të Kosovës. Në dy sfonde anash është vendosur nga një stelle (yll). Stellat simbilizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike shqiptare. Fusha e kuqe dhe e zezë simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skenderbeut (sfondin e kuq dhe Shqiponjën e zezë).
4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe Shqiponjë simbolozon ngjyrën e bardhë nacionle të Plisit dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Eshtë përdorur në Flamurin e perandorit Justinian që është me origjinë nga Kosova - Dardania.
Në baner shkruan DARDANIA, emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën shqipe "dardhë"- që do të thotë "vendi i dardhave"- Dardania. Dardania ishte mbretëri antike, ilire, shqiptare.
5. Ylli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skenderbeut, quhet ylli i Skenderbeut. Eshtë përdorur nga Ilirët - shqiptarët antik dhe korrespondon me stellat e mburojës.
6. Flamuri i Kosovës përdoret nga Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi në vitin (1991) dhe pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Republikës së Kosovës (1992).
Populli i Kosovës ka filluar ta quaj "Flamuri i Dardanisë" me emrin Antik të Kosovës.
*****
(dnm)*
*Të gjitha të drejtat e rezervuara!
Ещё видео!