#reportTV #lajmeshqip #lajme
Kryeministri Edi Rama foli në Mynih të Gjermanisë, në Forumin “Europa Park” për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas Ramës, është e pakuptimtë privimi nga anëtarësimi në BE, pasi duhet të flasin, në mënyrë që të 'martohen'.
Ai i ka 'tërhequr veshin' BE-së, pasi sipas Ramës, duhet të shikojë mekanizmin e anëtarësimit.“Ne duam të jemi pjesë e BE, por të jem i drejtpërdrejtë nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë, ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionon me 28, 27 tani, mund të funksionojë me 33 vende? Nuk mund të funksionojë normalisht, është e mundur, por kjo nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Evropës ulen për ta përshtatur mekanizmin. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike” tha Rama.
Kryeministri foli edhe për krimin e organizuar ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij Rama tha se gazetat e ekzagjerojnë të vërtetën, teksa theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar dhe nuk mund të citohet se krimi është vetëm në Shqipëri.
Ещё видео!