Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, një mesazh vjen nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila e sheh median si një mjet efikas për luftën ndaj korrupsionit.
Në këtë ditë të rëndësishme për median, Kim thekson mbështetjen e SHBA për gazetarët e pavarur që përpiqen të zbulojnë e përcjellin të vërtetën, apo luajnë rolin si mbikëqyrës në një mjedis pas përndjekje e vetëcensurë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada ka kujtuar takimin që ambasadorja Yuri Kim ka pasur me dy gazetarë shqiptarë, duke nënvizuar faktin se “lufta kundër korrupsionit që të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”.
Ditën e sotme u publikua raporti i Reporterëve pa Kufij, ku Shqipëria shihet se ka humbur 20 vende sa I përket lirisë së shtypit krahasuar me një vit më pare, duke rënë nga vendi I 83 në atë të 103.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#YuriKim#Mesazhi#TopChannel
Ещё видео!