#oranews #ilirmeta #pd
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë blu, ku në fokus të bisedimeve me aleatin e ti Sali Berisha do të jenë jo vetëm për zgjedhjet e 14 majit, por edhe për koordinimin e aksionit politik të diktuar nga skandali i dosjes ruse që po hetohet nga FBI, e cila kulmoi me arrestimin e mikut të Ramës, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal. Për këtë çështje si Meta, ashtu dhe Berisha kanë paralajmëruar protesta të fuqishme në Tiranë ku do kërkohet largimi i Edi ramës, ndërsa i është kërkuar drejtësisë shqiptare që të nisë hetimet ndaj kryeministrit shqiptar.
Një gjë e tillë do të konfirmohej nga vetë Ilir Meta pas takimit me Sali Berishën. Kryetari i Partisë së Lirisë akuzoi Edi Ramën se korrupton zyrtarë të lartë kundër demokracisë. Meta tha se kanë marrë një vendim që do ta bëjë publike vetë Berisha.
Po ashtu u shpreh se regjimit të Edi Ramës do t'i përgjigjen me protesta dhe me zgjedhjet e 14 majit.
"Demonstrimit të qartë se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për ti përdorur kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e shqiptarëve që duan shtet të së drejtës dhe të respektohen të drejtat e tyre.
Ne do ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë. Rekordet janë tronditëse që nga shpopullimi,jemi vendi më i korruptuar, pagat janë 40% më pak se vendet fqinje.
Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme. Mbështesim plotësisht PD në të gjithë kërkesat e saj të drejta dhe ligjitime", tha Meta.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!